Arsenali dhe Liverpooli mund të mungojnë në CL edhe nëse përfundojnë në top katërshe

Arsenali dhe Liverpooli mund të mungojnë në CL edhe nëse përfundojnë në top katërshe

Skuadra e Jurgen Klopp dhe “Topxhinjtë” po zhvillojnë betejë të pakompromis për të qëndruar brenda zonës Champions – dhe të sigurojnë pjesmarrjen në kompeticionin më prestigjioz sezonin e ardhshëm, transmeton Sportali.net.

Por përfundmi në vendin e katërt mund të mos jetë i mjaftueshëm, nëse Leicester City fiton garën këtë edicion dhe Manchester United shpallet kampion i Europa Leagues.

Nëse kjo ndodh, “Dhelprat” dhe djelmoshat e Jose Mourinhos e kanë të garantuar kualifikimin – duke reduktuar numrin e vendeve të klubeve tjera që kanë përfunduar në katër pozitat e para.

Secili vend mund të ketë në maksimum pesë skuadra përfaqësuese në kompeticion, kështu që në rastin specifik, vetëm tre skuadra të Premier Leagues do të kualifikoheshin direkt.

Kjo do t’a linte vendin e katërt jashtë garës.

Por mundësia që Leicesteri të triumfojë në CL mbetet shumë e vogël, veçanërisht kur marrim parasysh formën e skuadrës senzacionale këtë edicion.

Shpërndaje në: