Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Italisë (Foto)

Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Italisë (Foto)

Trajneri Gianni De Biasi po zhvillon përgatitjet e fundit për të përcaktuar 11-shen që do të hedhë në fushë.

Mungesa e Mërgim Mavrajt dhe Berat Gjimshitit në mbrojtje duket se do të zëvendësohet me aktivizimin e Arlind Ajetit dhe Burim Kukelit në qendër të repartit të prapavijës.

Në portë titullar pritet të jetë Thoma Strakosha, i cili duket se ka fituar balotazhin me Alban Hoxhën.

Mesfusha do të jetë e mbipopulluar me futbollistë pasi në formacion do të jetë dhe Lila në krahë, ndërkohë që në qendër Xhaka, Abrashi dhe Memushaj së bashku me Roshin do të formojnë murin pas Sadikut.

Shpërndaje në: