Cili lojtar do të lë Shqipërinë për Kosovën?
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, ka folur për gazetën Panorama. Italiani nuk ka qartësuar se cilët lojtarë do të largohen nga Shqipëria, për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës.
Albert Bunjaki kishte thënë se dy lojtarë kuqezi do të lujanë për Kosovën.Por De Biasi ka thënë se prej atyre që kanë qenë në Francë, vetëm një do të largohet.
“Nuk e di si të komentoj ato që ka thënë Bunjaki. Nëse e thotë këtë, është sepse mbase ka folur me ndonjë nga lojtarët. Mes atyre që kanë qenë në Francë dhe atrye të katërve që kanë qenë në Austri, vetëm njëri është që do të kalojë në anën tjetër” ka thënë De Biasi.



