Ylli i Shqipërisë: Ja për çka do të luajmë ndaj Italisë
Ai ka folur në konferencën pët shtyp të mbajtur sot në Durrës.
“Si gjithmonë Shqipëri-Itali kemi qenë afër dhe ka për të qenë një ndeshje e bukur si për ne ashtu edhe për italianët. Kemi qeshur me Insignen kemi bërë pak shaka. Edhe pas ndeshjes me Empolin edhe përpara nisjes i thashë që jemi kundërshtarë dhe s’kemi për të folur më. Do të jetë një ndeshje e bukur për të dy.”
Hysaj nuk i trembet yjeve të Italisë dhe do të kërkojë rezultat pozitiv pavarësisht mungesave.
“Besoj që do të jemi gati dhe do të jetë një ndeshje e bukur si për ne ashtu edhe për Italianët. Yjet e Italisë? Ne duhet të mendojmë si të mbrohemi. Italia mund të bëjë më mirë duke sulmuar dhe më keq duke mbrojtur. Mirë apo keq ne i njohim vlerat e Italisë, cilët janë lojtarët, ku luajnë dhe jemi të vetëdijshëm çfarë na pret.
Ne luajmë për të marrë rezultat pozitiv. Mungesa kemi parë edhe në ndeshjet e mëparshme. Çdo kush që do të luajë do të japë 100 për qind. Besoj që do të shkojmë për rezultat pozitiv. Nuk mund të themi që do të fitojmë, të barazojmë apo të humbasim. Të gjithë luajnë për të fituar. Suksesi shërben për vendin e dytë.”
Për mbrojtësin e njohur çështja e kualifikimi ende nuk është e mbyllur.
“Stadiumi është shumë i bukur, fusha do të jetë në gjendje perfekte. Shpresoj që shumë shqiptarë të gjejnë mënyrën të jenë të pranishëm për të na mbështetur si gjithmonë dhe besoj se do të kënaqen. Nga gara nuk kemi dalë ende, sepse janë edhe gjashtë ndeshje. Na shkoi keq ndeshja me Izraelin, por me ndihmën e trajnerit dhe stafit e kemi marrë veten. Do të zbresim në fushë dhe do të bëjmë më të mirën.
De Biasi është shfaqur i shqetësuar për një lodhje të mundshme të Hysajnt, por ky i fundit kur bëhet fjalë për kombëtaren harron gjithçka.
“Për mua është kënaqësi, që në moshën 23 vjeçare i luaj të gjitha ndeshjet në Serinë A dhe në Champions. Për më tepër që vij në Kombëtare është një kënaqësi më tepër. Nuk ndjej lodhje. Gjithashtu edhe djemtë e tjerë që ndoshta kanë luajtur më pak do të japin maksimumin”.



