Çfarë vetulla keni të ju themi karakterin tuaj
Gjejeni formën e vetullave dhe mësoni më shumë për karakterin që ju keni
Vetulla të zakonshme

Vetullat me gjerësi dhe distancë të mesme nga njëra tjetra nënkuptojnë një angazhim ndaj vlerave dhe integritetin e karakterit tradicional. Gjithashtu këta njerëz nuk janë të prirë ndaj dramatizmit gjë e cila i bënë të tjerët të gëzojnë praninë tuaj.
Vetulla shumë të gjata

Njerëzit me vetulla të gjata mund të përballojnë pothuajse çdo stres dhe janë shumë të shoqërueshëm. Ata janë persona të gjallë dhe kanë interesa të shumta. Nëse ju i përkisni këtij grupi atëherë fare lehtë mund t’i përballoni problemet pa i ndarë me të tjerët.
Vetulla të shkurtra

Jeni shumë të vëmendshëm ndaj detajeve, nuk dëshironi ti dëgjoni të tjerët derisa ankohen për problemet e tyre pasi edhe për veten tuaj e keni të rëndë ta përballoni. Asnjë mal nuk është shumë i lartë për ju.
Vetulla të trasha

Keni shumë besim në pikat tuaj të forta dhe në aktivitetin e jashtëm. Njerëzit si ju shumë lehtë mund të përballen me konflikte dhe nëse i keni dhënë vetes një qëllim shumë lehtë mund ta arrini atë. Nuk shqetësoheni fare se çfarë të tjerët mendojnë për ju, prandaj me të drejtë mund të quheni “shpirtra të lirë”.
Vetulla të holla

Flasin për një delikatesë të lindur. Konfliktet nuk janë në listën tuaj të prioriteteve të larta dhe keni shkathtësi ti shmangni totalisht. Jeni një dëgjues i përsosur.
Vetulla me hark të theksuar

Janë të ndjeshëm dhe selektiv në komunikim, shpesh ju ngatërrojnë për egoist apo arrogant mirëpo shumë lehtë mund ta fitojnë besim tek ju nëse flisni. Përsosmëria dhe vetë-kritika janë pjesë e karakterit tuaj.
Vetulla me hark të ulët

Personave të tillë mund ti besoni në çdo situatë. Kanë zakonisht një personalitet të tillë që janë të aftë të krijojnë lidhje afatgjatë.
Vetulla trekëndësh

Nënkupton një personalitet dinamik dhe aftësi për të analizuar situatat dhe marrjen e vendimeve shumë shpejt, shpesh kjo gjë mund të qojë në rezultate të padëshiruara. Jeni një lider natyral dhe shpesh i frymëzoni edhe të tjerët.
Vetullat e rrumbullakosura

Vetulla të tilla janë një shenjë e padiskuteshme e mirësisë dhe vëmendjes. Ju nuk jeni indiferent për problemet e njerëzve dhe jeni gjithmonë të gatshëm ti ndihmoni ata që kanë nevojë për ju.
Gati vetulla të drejta

Vetullat pa kthesa të theksuara kanë një mendim analitik dhe prirje për të menduar në mënyrë racionale. Ju nuk e keni problem që t’ua thuani njerëzve të vërtetën në fytyrë.
Vetulla diagonale

Sa më diagonale aq më të forta janë emocionet dhe pasionet që vlojnë brenda shpirtit tuaj. Njerëzit si ju dinë saktësisht çfarë duan nga jeta dhe gjithmonë gjejnë rrugën më të shpejt drejt suksesit.
Gati vetulla të padukshme

Vetullat të cilat rrallë mund të shihen tregoj në pasiguri, dyshoni për karakterin tuaj keni ndrojtje. Nuk jeni këmbëngulës i tepërt apo agresiv. /Periskopi/



