Goditet keq Juventusi para sfidës me Barcelonën, i lëndohet ylli i mefushës (Foto)

Goditet keq Juventusi para sfidës me Barcelonën, i lëndohet ylli i mefushës (Foto)

Mesfushori gjerman ishte përfshirë në skuadrën e Joachim Loë për takimin ndaj Tre Luanëve, si edhe për sfidën kualifikuese për Kampionatin Botëror kundër Azerbajxhanit.

Por, të mërkurën është bërë e ditur se ai do të mungojë së paku në njërin prej takimeve, si pasojë e lëndimit, përcjell Telegrafi.com.

 

“Sami Khedira do të mungojë në ndeshjen Gjermani-Angli për shkak të një problemi në nyje”, shkruan në faqen e Die Mannschaft në Twitter.

Serioziteti i lëndimit akoma nuk është bërë i ditur, por mungesa afatgjate e tij do të ishte lajm i keq për Zonjën e Vjetër që përballet me Napolin (në Serie A dhe në Kupën e Italisë), si edhe me Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Shpërndaje në: