Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj

Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj

Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik të Universitetit Dalhousie në Halifax të Kanadasë, tha se fuqia më e madhe e Kosovës janë partnerët e saj.

E ndër aleatët më të rëndësishëm që i përmend e para e vendit, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar, për Kosovën ka qenë çelësi. Ne besojmë se fuqia jonë më e madhe, janë partnerët tanë, sepse nuk ka rëndësi se sa i madh apo i vogël je si shtet, sfidat nuk përballen vetëm. Dhe Kosova është shembull i kësaj”, tha Osmani.

Tutje, ajo shton se gjenerata e re e Kosovës, është e para në histori që nuk njeh luftën, e kjo falë vlerave të sistemit të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Paraardhësit tanë janë përballur me luftë, gjyshërit tanë janë përballur me luftë, ne jemi përballur me luftë, por fëmijët tanë, janë gjenerata e parë në rajonin tonë që nuk e njeh luftën, e krejt kjo falë vlerave të BE-së dhe NATO-s”.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

Goditet një bazë armatimi që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale në Tiranë.…

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Është kthyer në rigjykim nga Apeli rasti i njohur si “Brezovica 1” me të akuzuar…

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Vdekja e kongresistit Eliot Engel ka prekur Kosovën dhe popullin e saj. Pas lajmit për…

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Negociatat mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, të cilat synojnë përfundimin e luftës…

Kundërshtarë në fushë, dy yjet e Kosovës bëhen bashkë pas ndeshjes

Ausburg dhe Heffenheim u përballën mbrëmë në Bundesligën gjermane, ku ndeshja e mbyll me barazim…

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Foto ilustrim Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve, kanë arrestuar të…

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri

Një 19-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të…

Abdixhiku thotë se e ka takuar Hamzën: Haradinaj e keqkuptoi mirësinë time, nëse s’do me u taku punë e madhe

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka treguar se ka pasë takim me kreun e PDK-së,…