E pabesueshme: Monaco ka refuzuar ofertën me shifra astronomike nga gjigandi europian për Mbappe

E pabesueshme: Monaco ka refuzuar ofertën me shifra astronomike nga gjigandi europian për Mbappe

Sipas gazetës spanjolle, një klub anglez ka ofruar 96 milionë funte (110 milionë euro) për shërbimet e talentit francez, mirëpo klubi që e pronëson e ka refuzuar ofertën.

18-vjeçari është njëherësh shënjestër e Real Madridit falë formës së shkëlqyer që ka kaluar në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve.

Arsenali, Manchester City dhe Manchester Unitedi janë disa nga klubet e interesuara për sulmuesin, por nuk dihet nëse është ndonjëri prej këtyre klubeve që e ka bërë ofertën rekorde, përcjell Telegrafi.com.

Mbappe, i cili ka shënuar 19 gola për Monacon këtë sezon, pritet të debutojë edhe për Francën në ndeshje zyrtare.

Shpërndaje në: