Zyrtare: Italia me 4 ekipe në Ligën e Kampionëve
Në fakt, në sezonin 2018-19 kur do të bëhet edhe reforma e kompeticioneve europiane, Seria A do të ketë 4 ekipe në Champions.
Për më tepër, këto 4 ekipe do të kalojnë direkt në fazën me grupe, duke shmangur fazën paraeliminatore.
E njëjta gjë vlen për klubet spanjolle, gjermane dhe angleze. Ky vendim është i bazuar te rezultatet e marra nga klubet mes 20120-ës dhe 2017-ës.
Mbrapa krahëve të Italisë janë Franca dhe Rusia, që do të kenë tre skuadra në Champions. Pas rusëve, që është kthyer në “top 6” pas shtatë vitesh, është Portugalia, që do të ketë një ekip në fazën me grupe dhe një në fazën paraeliminatore.
Për sa i takon klubeve, Real Madrid do të vazhdojë të udhëheqë renditjen edhe në sezonin e ardhshëm, duke u pozicionuar para Bayern Munich, që ka një disavantazh prej 10 pikësh, ndërsa Barcelona, Atletico Madrid dhe Juventus mbyllin “Top 5”, njofton telesport. Mes skuadrave që kanë fituar më shumë pozicione është Monaco (nga vendi i 58-të në të 32-in) dhe Leicester në të 56-in.



