Në ndeshjen e tij të fundit, Podolski ia siguron fitoren Gjermanisë (Video)
Gjatë pjesës së parë, Podolski dukej i vendosur që të shënonte, mirëpo përpjekjet e tij pas 45 minutash nuk u konkretizuan.
Nga ana tjetër, Lallana dhe Alli i patën mundësitë e tyre për Tre Luanët. Megjithatë, skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes.

Në fraksionin e dytë, Die Mannschaft e deshën më shumë golin dhe ia arritën qëllimit. Për më shumë, golashënues ishte Lukas Podolski.
Lojtari që u përshëndet nga kombëtarja e Gjermanisë pranoi një top nga Schurrle dhe goditja e tij u ndal në rrjet (69’).
http://www.dailymotion.com/video/x5fr28s_lukas-podolski-goal-hd-germany-1-0-england-international-friendlies-22-03-2017-hd_sport



