Haradinaj kritikon Kurtin për deklaratat lidhur me marrëveshjen e FSK’së në veri

Haradinaj kritikon Kurtin për deklaratat lidhur me marrëveshjen e FSK’së në veri

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka bërë një reagim kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili në një konferencë për media përmendi se do të ishte e vlefshme që ushtria e Kosovës të ishte prezente edhe në veri dhe se s’i pëlqente marrëveshja Thaçi-NATO, por që duhej ta respektonte.

Haradinaj me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kurti po e pengon anëtarësimin e shpejt të Kosovës në NATO, shkruan Insajderi.

Anëtarësimi i shpejtë në NATO është zgjidhja që Kryeministri aktual nuk e kupton dhe e pengon. Për këtë e kemi bërë e aftësuar shtetin dhe ushtrinë. Kosova ka miq e aleat të fuqishëm. Të keqe e ka veç Qeverinë“, deklaroi ndër të tjera, kurse tha debatet tjera janë operacion shpërqendrimi nga Kurti paranojak.

 

 

Shpërndaje në: