Agjenda e takimeve në Bruksel, shefi i ri i Këshillit Evropian sot pret liderët e Ballkanit Perëndimor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë gjatë ditës së sotme në Bruksel. Kjo vizitë e tyre në Bruksel vjen me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Kurti sot pritet të takohet edhe me Presidentin e ri Këshillit Evropian, Antonio Costa, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në ora 20:00, sipas agjendës do të zhvillohet takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Në Bruksel prezent do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Vuçiq pak minuta më parë tha se e pret një ditë e vështirë, pasi do të ketë takime me të gjithë zyrtarët e sapoemëruar të BE-së.
Ani pse në agjendën nuk figuron takimi me Presidentin serb, Vuçiq konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Bruksel dhe takimin me Presidentin e KE-së.



