Për shkak të vendimeve të jashtëligjshme të Burbuqe Hanes, Telekomi gjobitet me 2 mijë euro (DOKUMENT)

Për shkak të vendimeve të jashtëligjshme të Burbuqe Hanes, Telekomi gjobitet me 2 mijë euro (DOKUMENT)

Telekomi i Kosovës që udhëhiqet nga Burbuqe Hana e VV-së, ka marrë një gjobë së fundmi prej 2 mije eurosh nga Inspektorati i Punës.

Ky dënim vjen pasi që Kushtrim Vrajolli, zyrtar i Telekomit kishte bërë ankesë në Inspektorat për shkak të një vendimi ndaj tij nga zyrtarë të lartë të Telekomit.

Periskopi ka siguruar vendimin e Inspektoratit të Punës e ku Telekomi i Burbuqe Hanës është gjobitur me 2 mijë euro për këtë rast.

Ky nuk është rasti i vetëm që Telekomi për shkak të vendimeve të Hanes gjobitet nga ky institucion.

Vetëm në vitin 2023 për shkak të vendimeve të jashtëligjshme të Burbuqe Hanës, Telekomi ishte gjobitur me 43 mijë euro bazuar në gjetjet e raportit të Auditimit.

Ndaj kryeshefes ekzekutive të Telekomit të Kosovës tashmë janë deponuar disa kallëzime penale në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale.

Periskopi në vazhdimësi ka raportuar për shkeljet ligjore në Telekomin e Kosovës të kreyshefes ekzekutive të Telekomit, Burbuqe Hana.

Inspektorati i Punës ultimatum për Burbuqe Hanen e Telekomit – Bëri shkelje të rëndë ligjore (DOKUMENT)

50 mijë euro pagë | Burbuqe Hana e Telekomit “shah n`veti” e bën këshilltare ligjore shoqen e saj të ngushtë

Prokuroria Speciale ‘shoshit’ Burbuqe Hanën e Telekomit, shkak kontratat njëburimore

Rreth 20 milionë euro të negociuara nga Telekomi – Këto janë krejt kontratat që Prokuroria po i kërkon të rrëfehet Burbuqe Hana

 

Shpërndaje në: