“Bisedë e vështirë”, Vuçiq i shpalos kërkesat e Kallas lidhur me Kosovën
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka takuar sot në Bruksel përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.
Vuçiq ka deklaruar se kanë pasur një bisedë të hapur dhe të vështirë.
“Ne folëm për rrugën evropiane të Serbisë dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë foli për domosdoshmërinë e dialogut me Prishtinën, zgjidhjen e çështjes Banjska dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Unë u përgjigja në përputhje me politikën dhe interesat të Serbisë”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.



