Limaj: NISMA mbetet e angazhuar në ndryshimin e domosdoshëm që i duhet vendit
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka takuar kandidatët për deputet të kësaj partie ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Limaj shkruan se ”Derisa çdo ditë e më shumë po dëshmohet keq qeverisja dhe kursi i gabuar diplomatik i kësaj qeverie, NISMA Socialdemokrate mbetet e angazhuar në ndryshimin e domosdoshëm që i duhet vendit”.
Postimi i plotë:
Të bashkuar dhe energjik për sfidat e radhës, së bashku me kandidatët për deputet diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në vend.
Derisa çdo ditë e më shumë po dëshmohet keq qeverisja dhe kursi i gabuar diplomatik i kësaj qeverie, NISMA Socialdemokrate mbetet e angazhuar në ndryshimin e domosdoshëm që i duhet vendit.
9 Shkurti është dita kur qytetarët tanë përfundimisht e kanë mundësinë që të zgjedhin veprat para fjalëve boshe e mashtrimeve.



