Tash e gati katër orë Nagip Krasniqi po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Tash e gati katër orë Nagip Krasniqi po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Që nga ora 13:00, ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqin, po vazhdon të qëndrojë në Prokurorinë Speciale.

Aty, sipas raportimit të Nacionales, ai po merret në pyetje për dyshimet për dallavere me rrymë.

Krasniqi ka një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, megjithatë hetimet e Prokurorisë po vazhdojnë.

Intervistimi i tij vjen disa javë pasi u intervistuan edhe Dejona Mihali e ministrja Artane Rizvanolli.

Shpërndaje në: