Hajredin Kuçi nuk është arrestuar nga Specialja, ish zv-kryeministri gjendet në shtëpinë e tij

Hajredin Kuçi nuk është arrestuar nga Specialja, ish zv-kryeministri gjendet në shtëpinë e tij

Ish ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuci nuk është arrestuar nga Specialja siç u raportua nga media Paparaci, Sinjali dhe Tëvë1.

Burime të Kanal10 thonë se ish ministri momentalisht gjendet në shtëpinë e tij.

Në lidhje me këtë dhe arrestime tjera është tentuar të kontaktohet edhe Porkuroria Speciale, e cila më pas doli me një njoftim ku thuhet se aksionet janë autorizuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe janë mbështetur nga EULEX.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim.

 

Shpërndaje në: