Trajneri i Islandës me fjalë të mëdha për Kosovën

Trajneri i Islandës me fjalë të mëdha për Kosovën

Këtë, ai e bëri një ditë para ndeshjes ndaj Kosovës, e cila zhvillohet në Loro Boriçi të Shkodrës, nesër me fillim nga ora 20:45.

“E njohim mirë ekipin e Kosovës, ka lojtarë shumë të mirë, me aftësi të mira individuale, duke luajtur në ekipe dhe liga të forta evropiane, kështu që ne e dimë që Kosova ka lojtarë të mirë. Si ekip po luajnë mirë e më mirë. Më duhet ta komplimentoj trajnerin, sepse po bën punë mjaft të mirë”, tha Hallgrimsson gjatë konferencës për media.

Ai po ashtu foli edhe për mikpritjen, ku tha se është i kënaqur me çdo gjë.

“Është hera e dytë që vijmë në Shqipëri. Ne i kemi kaluar tri ditë në Parma. Kemi fluturuar dje për Shqipëri, përshtypjet shumë të mira, hoteli mjaft i mirë, mirëseardhja fantastike dhe stadiumi shumë i mirë”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: