Një qytetari në Prishtinë i vidhen 22 mijë dollarë kriptovaluta, policia nis hetimet

Një qytetari në Prishtinë i vidhen 22 mijë dollarë kriptovaluta, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një personi në Prishtinë i janë vjedhur 22 mijë dollarë.

Policia ka bërë me dije se viktima ka treguar se persona të panjohur i kanë hyrë në llogarinë e tij të platformës së kriptovalutave dhe i kanë vjedhur parat.

Në raportin 24 orësh policia ka bërë me dije se ka nisur hetimet për rastin.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në llogarinë e tij të platformës së kriptovalutave dhe i kanë vjedhur 22.000 dollarë kriptovaluta. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, është thënë në raportin e policisë.

Shpërndaje në: