Limaj viziton Prizrenin: Ky qytet kërkon më shumë se fjalë

Limaj viziton Prizrenin: Ky qytet kërkon më shumë se fjalë

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim me shtabin zgjedhor të kësaj partie në Prizren, shkruan Persikopi.

Ai u shpreh se qeveria aktuale e ka injoruar Prizrenin që kërkon më shumë se fjalë.

Postimi i plotë:

Në qytetin e Prizrenit, i cili është lënë pas dore nga qeverisja aktuale, zhvilluam një bashkëbisedim me strukturën udhëheqëse të NISMA-së.

Ndryshe nga qeverisja aktuale, e cila vazhdimisht ka injoruar këtë qytet, ne jemi të angazhuar për ta ndryshuar këtë kulturë neglizhimi dhe shkëputjeje nga qytetari, sepse Prizreni kërkon më shumë se fjalë, ta kërkojnë vepra të prekshme që mund të përmirësojnë jetesën e përditshme, infrastrukturën, arsimin, shëndetësinë e mbi të gjitha sigurinë.

E ardhmja e Prizrenit mund të jetë shumë më e mirë, prandaj duhen vepra konkrete, duhen #veçVEPRA që do të lënë një ndikim të qëndrueshëm dhe të matshëm për brezat që do të vijnë.

#veçVEPRA
#NismaSocialdemokrate

Shpërndaje në: