Shpërthim tritoli në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme të shumta materiale

Shpërthim tritoli në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme të shumta materiale

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një lokal në Lungomare të Vlorës në mëngjesin e kësaj të diele.

Ngjarja ka ndodhur në orën 05:30, ku në zonën e Lungomares është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.

Në mjediset e një bari (lokal) në verandë është vendos një sasi tritoli e cila ka shpërthyer duke sjellë deme të konsiderueshme materiale.

Orenditë brenda lokalit dhe xhamat janë dëmtuar.

Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe është duke marrë në pyetje pronarin e lokalit.

Shpërndaje në: