Policët e mbajnë orarin me pashteta – Demhasaj publikon foto të ushqimit të policit në veri

Policët e mbajnë orarin me pashteta – Demhasaj publikon foto të ushqimit të policit në veri

Tashmë në masa të rritura sigurie para dhe pas sulmit terrorist mbi infrastrukturën jetike më 29 janar në kanalin e Ibër-Lepencit, me ç’duket policia kosovare e ka gjetur veten dobët të ushqyer.

Kështu së paku e dha një pamje të zymtë analisti politik, Arton Demhasaj, i cili publikoi fotografinë e ushqimit të një polici në veri, gjendje të cilën e quajti “fatkeqe”.

Dy argeta, një jogurt me pemë, një shishe ujë, e një bukë.

“Ushqimi i policit në pjesen verirore të Kosovës fatkeqësisht!”, shkroi Demhasaj.

Shpërndaje në: