Albin Kurtit s’i del përball askush prej partisë, kandidat i vetëm për kryeministër nga VV’ja

Albin Kurtit s’i del përball askush prej partisë, kandidat i vetëm për kryeministër nga VV’ja

Shefi i Qeverisë, Albin Kurti do të kandidojë përsëri për kryeministër të Kosovës. Ai do të jetë kandidati i vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë post.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje që po mbahet të dielën.

Lidhur me këtë, anëtari i VV’së, Sami Kurteshi, tha se deri më sot ka pasur vetëm një kandidat që ka mbledh nënshkrimet e se ai është Albin Kurti.

“KZP-ja konfirmon se kandidati i vetëm për kryeministër nga LVV është Albin Kurti”, tha ai.

Shpërndaje në: