Xhaka: Ja pse jam krenar që luajë për Zvicrën
24-vjeçari tregon pse ndihet krenar që luan për Zvicrën.
“Jam shumë krenar”, ka thënë Xhaka.
“E rëndësishme është se të gjithë jemi të bashkuar dhe respektojmë njëri-tjetrin”.
“Te Zvicra kemi lojtarë që kanë prejardhje nga shtete të ndryshme. Prandaj është e rëndësishme që të respektojmë njëri-tjetrin dhe kjo po funksionon mirë në ekipin tonë”, ka shtuar ai.
“Zvicra është shtëpia ime, është vendi ku kam lindur dhe jam rritur, por kurrë nuk do të harroj prejardhjen e prindërve. Kam gjak shqiptar dhe askush nuk mund të ma heq këtë.
Zemra ime është 50 me 50 – nuk mund të them se jam më shumë nga njëri vend se tjetri. Kam dy shtëpi, Zvicrën dhe Kosovën dhe kështu do të mbetet gjithmonë”, ka shtuar Xhaka.
“Jam mirënjohës për atë që ka bërë Zvicra për prindërit e mi dhe për ne. Nuk mund ta harroj këtë. Siç thash, këtu kam lindur dhe jam rritur. Shkova në shkollë këtu dhe bëra hapat e parë këtu – si në futboll ashtu në jetën private. Gjithmonë do të jetë shtëpia ime”. /Periskopi.com



