Lushaku-Sadriu: Dhuna, gjuha e vetme e VV-së
Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë dhe njëherit kandidate e LDK`sër deputete, Jehona Lushaku – Sadriu, ka reaguar pas aktit vandal të Gëzim Sveçles në sallën e KK të Prishtinës.
Sipas saj, institucioni më i lartë politikbërës në Prishtinë, Kuvendi Komunal, u dhunua sot nga Vetëvendosje.
Reagimi i plotë:
Kryetari i VV në Asamble nuk i shkuli thjeshtë fizikisht disa mikrofonë, por ua kujtoi qytetarëve se cila është mendësia politike e VV-së; cilat janë metodat e dhunshme të operimit e qysh vendosin ‘krejt e drejt’ me dhunë dhe për jetën tonë. Kjo sjellje flet shumë për kulturën politike e mendësinë që ka Vetëvendosje.
Kjo është e ardhmja, që VV ua siguron e ua premton popullit të Kosovës!



