Abdixhiku takon Raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, i kërkon mbështetje për Kosovën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, priti sot në takim Raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

Kryetari Abdixhiku kërkoi nga Terras që Parlamenti Evropian të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës, si dhe vlerësoi që rrugëtimi drejt Evropës duhet të bëhet vetëm me aleatët tanë ndërkombëtar.
Po ashtu kryetari Abdixhiku falënderoi Raportuesin e Kosovës në Parlamentin Evropian Riho Terras për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës.



