Nexhmi Rexhepi zgjedhet kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Nexhmi Rexhepi zgjedhet kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, është zgjedhur kryetar i këtij institucioni.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media nga vet kjo gjykatë.

“Në seancën administrative të mbajtur më 10 dhjetor 2024, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese

të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i

Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kanë zgjedhur gjyqtarin,

  1. Nexhmi Rexhepi, Kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Mandati i Kryetarit në ardhje të Gjykatës do të filloj më 31 dhjetor 2024, pasi që Kryetarja

aktuale, znj. Gresa Caka-Nimani, të përfundojë mandatin nëntë (9) vjeçar të paraparë për

gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, sipas përcaktimeve të paragrafit 2 të nenit 114  [Përbërja

dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës.

Gjyqtari, z. Safet Hoxha, është zgjedhur Zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: