Profil: Kush është Nexhmi Rexhepi, kryetari i ri i Kushtetueses
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, është zgjedhur kryetar i këtij institucioni.
Këtë e kanë bërë të ditur nga Gjykatës Kushtetuese.
Në njoftimin për media, Kushtetuesja ka bërë me dije se mandati i kryetarit të ri do të fillojë më 31 dhjetor të këtij viti.
Por, kush është gjyqtari Nexhmi Rexhepi?
Rexhepi ishte zgjedhur gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në gusht të vitit 2018, në kohën kur vendi ynë qeverisej nga koalicioni PAN.
Në vitin 2001 ai kishte përfunduar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetin të Prishtinës, e më pas studimet master i vijoi në Universitetin e Sarajevës dhe Bolonjës, në fushën e të drejtave të njeriut, derisa pastaj vijoi edhe studimet e doktoratës.
Pas studimeve, gjyqtari Rexhepi karrierën profesionale e kishte filluar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, për të vazhduar më pas si mësimdhënës në Departamentin e Shkencave Penale në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Gjyqtari Nexhmi Rexhpi ishte anëtar i ekipit përfaqësues të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, po ashtu edhe ish-ambasador i Republikës së Kosovës në Slloveni në kohën e qeverisjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK-së.
Më 9 gusht 2018, Presidenti i Kosovës, asokohe Hashim Thaçi, emëroi disa prej gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në mesin e tyre edhe gjyqtarin Nexhmi Rexhepi.
Rexhepi së bashku me gjyqtarët e tjerë janë emëruar në këtë pozitë në afat prej 9 viteve pa të drejtë riemërimi, shkruan lajmi.net.
Gjyqtarit Rexhepi, aktualisht i kanë mbetur edhe disa vite deri në përfundim të mandatit të tij.Si pasuri të paluajtshme gjyqtari Rexhepi ka deklaruar pasurinë në vlerë mbi 200 mijë eurove. Një shtëpi me sipërfaqe prej 200 metrave katrorë, dhe një shtëpi tjetër me sipërfaqe prej 660 metra katrorë, pasuri për të cilën ka deklaruar se e ka në emër të përbashkët me familjarët.
Si pasuri të luajtshme gjyqtari ka deklaruar edhe një veturë e cila kap vlerën e 22 mijë eurove.
Në kuadër të të hyrave vjetore gjyqtari ka deklaruar mbi 38 mijë euro.






