Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO, seanca nis me tensione

Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO, seanca nis me tensione

Të akuzuarit i ndërpresin dëshminë të penduarit të drejtësisë.

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme për megaporcesin e njohur si “Plumbi i Artë”.

Seanca ka nisur me tensione pasi të akuzuarit nga SPAK i janë kundërvënë bashkëpunëtorit të drejtësisë duke i ndërprere dëshminë.

Dumani ka folur para gjykatës grabitjet e kambistëve në qytetin e Elbasani, Kavajë e Durrës me Talo Çelën, Ilirjan Feçin, Gentian Sharrën.

“Shkoza na jep informacion për një komshiun e vet në Shijak për ta grabitur. Erdhi dhe Talo Çela për të parë vendin, menduam se do merrnim 500 mijë euro. Agron Qafa, Talo, Gent Sharra dhe një person që quhet Qimja. Kemi shkuar në 4 të mëngjesit. Ishim të gjithë me armë, me kallshnikov. Unë me Talon hapëm derën me shkelm. Përballë kishim një grua të vjetër dhe filluam u shpërndamë. Tek dhoma e gjumit gjetëm një grua me dy fëmije, i zumë gojën asaj gruas dhe i thashë mos fol se nuk të prekim. Gjetëm një kuti druri dhe morëm unazat dhe nja 2-3 milionë lekë. Dolëm që aty dhe ikëm”, dëshmoi ai.

Më tej vijoi, “rast tjetër me të njëjtët persona ishte në Kavajë”.

“ Jemi organizuar unë, Ilirjan Feci, Gent Sharra dhe Talo Çela. Me audi të vjetër, dhe shtëpinë e Fecit e kishim si bazë. Kemi shkuar afër shtëpisë, në një pallat të vjetër. Edhe e pritem viktimën që do grabisnim. Kisha kapele dhe një maskë të thjeshtë, i ra Talo me levë në surrat 2-3 herë. Ra në tokë dhe nuk fliste dot se iu thye nofulla. Kishte një çantë me vete ia mora dhe ikëm me vrap. Kemi marrë diku tek 20 milionë lekë”.

Shpërndaje në: