“Ndoshta pajtohem” – Mefi vazhdon t’ia mbaj “zhagun” RTK-së për lajmin e rrejshëm kundër Periskopit
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, që videot e tij i realizon me Telemprompter nëpër rrjete sociale, ka aluduar se mediat në Kosovë financohen nga Serbia.
I pyetur në mënyrë të drejtpërdrejt nga analisti Belgzim Kamberi se a pajtohet me raportimin skandaloz të RTK-së kundër Periskopit dhe Nacionale, ai ka thënë se “ndoshta pajtohem”.
“Nuk e di, ndoshta pajtohen. Spekulanta janë, i dimë na”, tha Bajqinovci.
Kamberi u përgjigj duke ia kthyer se “ky është standardi yt si ish-gazetar dhe ish-deputet i popullit”.



