Rreth 20 autobusë me tifozë të flaktë të Kosovës drejt Shkodrës

Rreth 20 autobusë me tifozë të flaktë të Kosovës drejt Shkodrës

Kryetari tifozëve të Kosovës ‘Dardanëve’, Lulzim Berisha ka treguar se është përgatitur një koreografi shumë e mirë për ndeshjen ndaj Islandës.

Ai po ashtu ka premtuar edhe atmosferë të jashtëzakonshme në Shkodër.

“Ne premtojmë se do të dhurojmë spektakël. I kemi bërë gati koreografitë të cilat janë pjesë e spektaklit tonë”, thotë Berisha për ‘Zërin’.

Ai po ashtu ka treguar se kur bëhet nesër nisja për Shkodër deh sa autobusë do të jenë.

“Ne i kemi pasur në dispozicion 1000 bileta. Krejt ata që kanë bileta në sektorin C3 e C4, organizimi është nga ne. Autobusët do të jenë organizim nga ne. Nisja nga Prishtina do të bëhet nga ora 10:30, maksimum në orën 11:00. Do të jenë diku 20 autobusë”.

Kujtojmë se ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Islandës zhvillohet nesër (e premte) nga ora 20:45.

Shpërndaje në: