Aksione, ngulitje dhe spektakël: Këto janë Top 10 aksionet e mbrëmshme në NBA (Video)
Befasinë e xhiros e ka shkaktuar Denver Nuggets, i cili triumfoi kundër kampionit Cleveland Cavaliers me rezultat 126:113.
Edhe në ndeshjet e tjera të NBA-s pati aksione të shpejta dhe spektakël si çdo herë, përcjell Telegrafi.
Tashmë zyrtarët e kësaj lige kanë përzgjedhur top dhjetë aksionet më të mira, të cilat mund t’i shihni në një video të mëposhtme.
Gjithashtu vlen të theksohet edhe paraqitja fantastike e Russell Westbrook me Oklahoma city Thunders, ku realizoi edhe një ‘triple-double’. Këtë të fundit e bëri për të 35 herë këtë sezon në saje të 18 pikëve, 14 asistimeve dhe 11 kërcimeve.
https://www.facebook.com/nba/videos/10154986971988463/



