Kosova pret nesër vendimin për Avdijajn

Kosova pret nesër vendimin për Avdijajn

Donis Avdijaj është në mesin e tre prurjeve të reja në përfaësuesen e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Sot ose nesër po e presim vendimin për Donis Avdijajn”, ka thënë Bunjaki.

Bunjaki ka thënë se pret një ndeshje me intensitet të lartë ndaj Islandës, por ka insistuar se Kosova është e gatshme të bëjë befasinë.

“Pres një ndeshje me intensitet shumë të lartë. Normalisht që favoritë është Islanda kur marrim parasysh përvojën dhe vazhdimësinë e tyre. Kjo mund të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për pozitën e dytë në tabelë. Kosova po ngritet, dhe mendoj se nuk jemi shumë larg të bëjmë befasi. Shpresoj që të kemi pak edhe fat, pasi në dy takimet e fundit s’kemi pasur”, është shprehur Bunjaki.

Shpërndaje në: