“Me thirrë edhe CIA-në nuk gjendet asgjë” – Pacolli qesharake, thotë se nuk ka ndërhyrë në grantin e vëllait të saj

“Me thirrë edhe CIA-në nuk gjendet asgjë” – Pacolli qesharake, thotë se nuk ka ndërhyrë në grantin e vëllait të saj

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në një intervistë të dhënë së fundi është pyetur se si garanton që nuk ka ndërhyrë në grantin që vëllai i saj fitoi nga Ministria e Bujqësisë, e i cili kapte vlerën rreth 100 mijë euro.

Pacolli në “Dpt te Fidani”deklaroi se gazetarët nuk kërkuan në ministri lëndën në detaje.

“Tash, njerëzit, edhe gazetarët munden me ngrit dyshimin. Mirëpo, nuk mundesh me ngrit dyshimin edhe me konstatu në dyshim, pa e analizu rastin. Nuk ka gazetarë, që ka shku në ministri me kërku lëndën edhe me pa në detaje, me gjetë burimin e interferimit, ndërhyrjes. Pra, nuk ka diçka që kanë gjetë dhe nuk munden me gjetë.” – tha ajo.

Pacolli shtoi se edhe sikur të thirrej “forenzika e CIA”,nuk do të gjendej asgjë.

“Me çka mundem me garantu, unë mendoj që sikur me thënë, me thirrë edhe forenzikën e CIA, me hulumtu komplet rastin, s’e gjejnë asnjë element të përfshirjes time, sepse këta nisen prej vetë, kur më sulmojnë mua, nisen prej vetës, sepse këta kanë punu në këtë formë.” – shtoi ajo, transmeton Nacionale.

Vlen të theksohet se pas raportimeve në media, ministria e Faton Pecit pezulloi grantin dhënë vëllait të Fitore Pacollit.

Shpërndaje në: