Kandidati i VV-së për deputet me një deklaratë të çuditshme: Albin Kurti po e bën Kosovën me 23 mijë foshnja për 10 muaj

Kandidati i VV-së për deputet me një deklaratë të çuditshme: Albin Kurti po e bën Kosovën me 23 mijë foshnja për 10 muaj

Status të pazakontë ka bërë kandidati i VV-së për deputet, Luan Gacaferi.

Ai ka thënë se falë Albin Kurtit, Kosova po bëhet me 23 mijë foshnje për 10 muaj.

“Albin Kurti përveç se po e bënë Kosovën me fabrika të armatimit, Kosovën po e bënë edhe me gati 23 mijë foshnje në 10 muaj❤️💪”, ka shkruar ai në Facebook.

Gacaferi njihet për postime të shumta në rrjete sociale, dhe përkrahje në stil militanti për partinë në pushtet.

Ai është pjesë e Listës Guxo.

Shpërndaje në: