Milanoviq për tragjedinë në shkollën e Zagrebit: Nuk kam fjalë

Milanoviq për tragjedinë në shkollën e Zagrebit: Nuk kam fjalë

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka reaguar pas sulmit me thikë në një shkollë të Zagrebit ku vdiq një nxënës.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj trishtimin tim për shkak të tragjedisë së tmerrshme dhe të paprecedentë që na tronditi të gjithëve sot”.

“Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për prindërit dhe familjen e fëmijës që vdiq tragjikisht në shkollën e Zagrebit sot. Kërkoj nga të gjitha shërbimet shëndetësore dhe sociale që të bëjnë më të mirën për të ndihmuar fëmijët e lënduar dhe mësuesen e tyre, prindërit dhe familjet e tyre”, tha ai., transmeton Klankosova.tv

“Ky është një moment i vështirë në të cilin të gjithë duhet të tregojmë në mënyrë unike kujdesin dhe angazhimin tonë për mirëqenien e fëmijëve tanë”.

Ministrja e shëndetësisë së këtij vendi, Irena Hrstiq tha se një mësuese u lënduas gjithashtu në sulmin me thikë në Zagreb të premten. Sulmuesi i dyshuar, një 19-vjeçar dhe ish-nxënës, u arrestua në vendngjarje, raportuan mediat lokale.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha se ishte “i tmerruar” nga incidenti që ndodhi në shkollën fillore.

Shpërndaje në: