Muharremi përgënjeshtron pushtetin për reduktimet: S’ndodh si pasojë e rritjes ekonomike
Shenoll Muharremi, analist, ka komentuar konferencën për media të ministres Artane Rizvanolli dhe kryeshefit të KOSTT-it, Evetar Zeqiri, i cili tha se reduktimet janë për shkak të zhvillimit ekonomik.
Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, Muharremi ka shkruar se shpenzimet e energjisë nuk ka ndryshuar në favor të bizneseve dhe ekonomisë.
Tutje, ai ka vlerësuar se nuk qëndron ideja se reduktimet janë pasojë e zhvillimit ekonomik.
“Nga kjo del se:
1. Nuk ka ndryshuar thujase aspak bilanci i shpenzimit në favor të bizneseve dhe ekonomisë. Përkundrazi, shpenzimet e ekonomisë në vitin e fundit të regjistruar ishin 39.81% ndërsa në vitin 2020 kanë qenë 39.90% – pak më të larta;
2. Shpenzimet e familjeve, apo shtëpiake sillen rreth mesatarisht 60%. E në vitet 2021 dhe 2022 janë rritur shpenzimet shtëpiake në dëm të ekonomisë apo bizneseve. Kështuqë, nuk qëndron fakti që kjo cka po ndodhë është si pasojë e ‘rritjes ekonomike’;
3. Edhe nëse kishte me qenë rasti (që fatkeqësisht nuk është) se ka pasur rritje ekonomike, përatë ekzistojnë institucionet publike që paguhen me para publike, të planifikojnë me kohë. Institucionet nuk janë aty të japin shpjegime e justifikime por të jenë inteligjente dhe të përgatiten për nevojat e tregut, familjeve dhe bizneseve” – ka shkruar Muharremi, ndër të tjera.



