Marrëdhëniet jo të mira mes ShBA-ve dhe Qeverisë | Hovenier e “thumboi” Kurtin në takimin e fundit: Bashkëpunimi do të na mundësonte të avokonim më efektivisht për Kosovën
Gjatë së enjtes ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,Jeff Hovenier takoi disa prej liderëeve, në takime lamtumirëse derisa po e përfundon mandatin. Në një shkrim të shkurtër, ai njoftoi edhe për bisedën me kryeministrin Albin Kurti. Megjithatë, aty vërehet një “thumb” i ambasadorit, i cili jo rrallë herë ka folur për mungesën e bashkëpunimit nga Qeveria Kurti.
Fillimisht, ambasadori në postimin e publikuar në faqen e ambasadës në Facebook, tha se diskutuan për “përparimin e Kosovës gjatë mandatit të tij”.
Megjithatë,ai theksoi qartë se kanë folur edhe për “bashkëpunimin e ngushtë që do t’i mundësonte ShBA-së të avokojë më shumë për Kosovën”.
“Diskutuam ppërparimin e Kosovës gjatë mandatit tim dhe bashkëpunimin e ngushtë që do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara të avokojnë në mënyrë më efektive që Kosova ta zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike” – thuhej në postim.

SHARE:

Çka tha Qeveria?
Në lidhje me takimin, Qeveria tha se ambasadori e Kurti folën për “progresin e arritur gjatë këtij mandati qeverisës dhe gjatë mandatit të ambasadorit”.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Ai i shprehu mirënjohjen e thellë ambasadorit Hovenier për angazhimin dhe shërbimin e tij në Kosovë.
Biseduan për progresin e arritur gjatë këtij mandati qeverisës dhe mandatit të ambasadorit Hovenier, si dhe për bashkëpunimin që kanë pasur gjatë kësaj kohe” – thuhej në njoftim.
Çka tjetër kishte thënë Hovenier?
Gjatë një intervistë të hënë para ak ditësh, Hovenier u hpreh se se po të kishte Qeveria e Kosovës më shumë bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të ishte tashmë e anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
“Mendoj se mund të kishit një trajktore më të qartë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Është një rrugë e vështirë dhe e gjatë, mendoj se do të ishim në një vend më të mirë për të avokuar më fuqishëm për afrimin e Kosovës në marrëdhëniet e saj me NATO-n. Këto janë dy gjerat që po i them hapur. Mendoj se Kosova do të ishte anëtare e Këshillit të Evropës.” – ka thënë Hovenier në Klan Kosova, transmeton nacionale.
Ai gjithashtu gjatë kësaj interviste ka konfirmuar se ka pasur dallime serioze me Qeverinë Kurti.
“Është plotësisht e vërtetë që nganjëherë kemi pasur disa dallime, madje dallime serioze, me këtë Qeveri dhe mendoj se kjo ka pasur ndikim. Por kjo nuk është çështje e Shteteve të Bashkuara dhe e Kosovës, kjo është një çështje, do të thosha, e miqve të Kosovës. Pikërisht këtë javë, Bashkimi Evropian, Këshilli për Çështjet e Përgjithshme doli me konkluzionet e tij që gjithashtu folën për shpresat e tyre për Kosovën dhe çka shpresojnë dhe dëshirojnë të shohin”.

Screenshot