Flet për herë të parë Bunjaki pas humbjes ndaj Islandës

Flet për herë të parë Bunjaki pas humbjes ndaj Islandës

Kosova pësoi sonte në “Loro Boriçi” me rezultat 1-2 ndaj Islandës, transmeton Koha.net.

Është loja më e mirë e jona, duke pasur parasysh se luajtëm ndaj Islandës, që ishte çerekfinaliste e Evropianit. Nuk është se kemi pasur shumë raste si në lojërat e tjera, në këtë lojë patëm edhe një dimension të lojës fizike”, është shprehur Bunjaki.

Ai gjithashtu ka thënë se barazimi ishte mëse i merituar, pse jo edhe fitorja, ndërsa vlerëson se gabimet në mbrojtje po i kushtojnë ekipit.

“Golat, janë ende gabimet që po na kushtojnë shumë. Loja tregoi se fizikisht ishim më të mirë se Islanda, fituam duele. Kjo është një nga paraqitjet më të mira që kemi bërë. Është e dhimbshme pasi mendoj se të paktën kemi merituar barazimin”, ka thënë Bunjaki.

Shpërndaje në: