Ylli i Kosovës: Ja pse humbëm nga Islanda
Ai ka deklaruar se Kosova e udhëhoqi lojën dhe ishte dominues gjatë gjithë ndeshjes, por mysafirët ishin ata që shfrytëzuan rastet për të shënuar dhe sipas tij, kjo ishte arsyeja që ata u mposhtën në Loro Boriçi të Shkodrës.
“Ne e kemi udhëhequr lojën dhe ishim dominues gjatë tërë ndeshjes, por Islanda në ato dy raste që iu dhanë na ndëshkoi”, tha ai.
“Është e qartë se na duhet pak kohë sepse jemi ekip i ri. Startuam me dy lojtarë të ri, e më pas u inkuadrova edhe unë që do të thotë ishim tre lojtarë që u paraqitëm për herë të parë. Jemi në rrugë të mirë vetëm duhet të kemi durim, sepse ditët e mira do të vijnë”, ka theksuar Avdijaj. /Periskopi.com



