Ish-talenti i Prishtinës kërkohet nga gjigandi italian (Foto)
Sipas “Corriere Dello Sport”, Tare është i interesuar për të afruar mesfushorin e Skënderbeut, Liridon Latifi, i cili shihet si një element shumë premtues. Futbollisti bëri debutimin e tij me Kombëtaren mbrëmë, por duke u aktivizuar vetëm për 3 minuta nga trajneri De Biasi.
Gazeta italiane ka konfirmuar interesimin e Tares për të dhe sidomos për faktin se për mediat italiane, Liridon Latifi rezulton të jetë në prag të skadimit të kontratës, ndaj dhe mund të shihet si një transferim mëse i mundshëm.




