Majlinda Kelmendi takohet me Haradinajn, ka një dhuratë për të (Foto)
Nga disa fotografi të publikuar nga trajneri Driton Kuka në facebook, shihet se Haradinajt i është dhuruar edhe libri që është shkruar për xhudisten që ka fituar medaljen e artë olimpike, transmeton lajmi.net
“Librin e Majlindës sot patëm nderin ti ja dhurojmë njeriut të shenjtë të popullit tonë!
Vizita në Gjermani dhe Francë sot e pat cakun drejt njeriut tonë të madh të Kombit Ramushit!”, ka shkruar Kuka në facebook.
Ish-kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj po mbahet në Francë nën akuzat e Serbisë për krime lufte.
Ai gjatë gjithë kohës është vizituar nga sportistë, artistë dhe politikanë të shumtë.




