Herolind Shala deklarohet pas humbjes së Kosovës ndaj Islandës
Ai shprehu zhgënjimin e tij pas humbjes së Përfaqësueses së Kosovës ndaj Islandës nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Facebook.
“U munduam shumë, dhamë gjithçka nga vetja jonë për të arritur një rezultat pozitiv, një fitore për ju që na përkrahni gjithmonë dhe nuk po na leni të vetëm në asnjë moment. Nuk ia dolëm në fund, por ne do të vazhdojmë rrugën e nisur, do t’iu bëjmë krenar, do ta shpërblejmë besimin tuaj me një kampionat evropian apo botëror së shpejti. Faleminderit për mbështetjen dhe na falni për zhgënjimin. Ju duam dardanë”, ka shkruar Shala. /Periskopi.com



