Çfarë po ndodh me Kombëtaren? Mungesa të mëdha në seancën stërvitore

Çfarë po ndodh me Kombëtaren? Mungesa të mëdha në seancën stërvitore

Vetëm 13 futbollistë ishin në dispozicion të trajnerit Gianni De Biasi në seancën e parë stërvitorë të Kombëtares shqiptare pas ndeshjes ndaj Italisë, shkruan Super Sport.

Një ditë pas humbjes ndaj Azzurrëve ekipi kuqezi zbriti në fushën e Resortit Tropikal për të zhvilluar seancën e rrodhes stërvitore në mënyrë që të përgatisin sa më mirë ndeshjen miqësore ndaj Bosnje Hercegovinës që do të luhet të martën në orën 18:00, në stadiumin Elbasan Arena.

Ashtu siç edhe pritej ishte një grup i cunguar futbollistësh në këtë seancë pasi trajneri De Biasi kishte lënë pushim, lojtarët që u aktivizuan titullarë në duelin e Renzo Barberas ndaj Italisë.

Në seancën e pasdites së kësaj të shtune pjesë e Shqipërisë ishte edhe mesfushori i Tiranës, Afrim Taku i cili ashtu si edhe Keidi Bare janë grumbulluar së fundmi nga trajneri për të zëvendësuar dy mesfushorët e larguar, Taulant Xhakën dhe Amir Abrashin.

Shpërndaje në: