Gattuso trondit Rey Manajn

Gattuso trondit Rey Manajn

Pas ndëshkimeve që mori nga trajneri De Biazi në kombëtaren shqiptare apo trajneri Masimo Odo te Peskara, Manaj është dënuar edhe nga Gatuzo.

Trajneri i Pizës në konferencën e sotme për shtyp ka bërë me dije se Manaj do të qëndrojë në shtëpi dhe nuk do të jetë me skuadrën në ndeshjen e nesërme të Serisë B ndaj Veronës në transfertë.

“Unë nuk jam këtu që të shoh lojtarët të luajnë në ndeshje sipas dëshirës së tyre. Nuk po luajmë në kalçeto me miqtë. Duhet respektuar puna që bëhet gjatë javës, sepse disa stërmundohen për skuadrën ndërsa të tjerët e interpretojnë lojën siç kanë qejf, dhe kjo nuk shkon.

Po i afrohemi fundit të sezonit dhe nuk mund të toleroj më asnjë. Nëse nuk shoh te dikush grintën, përkushtimin dhe përulësinë, atëherë e lë në shtëpi. Për shembull, sot nuk kam grumbulluar Manajn. Do të qëndrojë në shtëpi”, tha Gatuzo.

Shpërndaje në: