Scholes: Rooney duhet të refuzojë të gjitha ofertat dhe të qëndrojë tek Manchester United

Scholes: Rooney duhet të refuzojë të gjitha ofertat dhe të qëndrojë tek Manchester United

Ish mesfushori anglez nuk pajtohet me kolegët e tij që Rooney ka përfunduar misionin e tij në Old Traford pasi mendon që ende ka çfarë të jap për ‘djajët e kuq’.

Sipas Scholes, Rooney duhet të rikthehet në formën e tij dhe të bëhet përsëri i rëndësishëm në skuadrën e Manchester United.

Rooney këtë sezon ka luajtur pak minuta për Manchester Unitedin e Jose Mourinhos, dhe largimi i tij në fund të këtij sezoni ka qenë shumë i diskutuar.

Janë skuadrat nga Kina që kanë shprehur interesim për 31 vjeçarin, por sipas Scholes, Rooney duhet t’i refuzojë të gjitha ofertat dhe të mbetet te Unitedi, dhe të punojë për t’u rikthyer në formacionin startues.

Wayne Rooney, Manchester United

 

“Wayne ka qenë një futbollist i madh për Anglinë dhe Manchester Unitedin gati për 15 vite”, ka deklaruar Scholes, përcjell Periskopi.

“Ai gëzon respekt të madh, dhe mendoj se ende mund të ketë rol të rëndësishëm te Unitedi dhe Anglia. Unë nuk e shoh atë te një skuadër tjetër angleze, ai duhet të marr veten dhe të jetë sërish i rëndësishëm për Unitedin”.

31-vjeçari në këtë sezon e ka humbur pozitën e titullarit nën urdhërat e Jose Mourinhos dhe pozita e tij në klub është diskutuar shumë nga shumë analista të ndryshëm të futbollit anglez.

Rooney e ka humbur pozitën e titullarit në këtë vit

 

Për anglezin ka shfaqur interesim edhe ish klubin i tij, Everton ku pritet të bëjë ofertën në afatin kalimtar të radhës të verës. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: