“Tysoni shqiptar” merr një mbështetje të fortë nga Ramush Haradinaj (Foto)

“Tysoni shqiptar” merr një mbështetje të fortë nga Ramush Haradinaj (Foto)

Bokseri i njohur shqiptar, Nuri Seferi, ka marrë mbështetjen e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, para meçit të tij të radhës të cilin do ta zhvillojë pas një jave, raporton Gazeta Blic.

Seferi ka publikuar një foto në faqen zyrtare në Facebook, ku bëri të ditur se ishte takuar me Haradinajn, vetëm një javë para ndeshjes së tij të radhës.

Ai ka falënderuar Haradinajn, duke uruar që lirimi i tij të ndodhë sa më shpejt.

“Të dashur miq, siç edhe e kamë lajmeruar, ndeshja ime e rradhes do të jetë me 1 Pril në Burgdorf të Zvicres. Dhe vetem një javë para ndeshjes mbështetja vjen edhe nga Gjenerali i Uçk-së, miku im z.Ramush Haradinaj.
Falemenderit Gjeneral, uroj që lirimi juaj të ndodh sa më shpejtë dhe padrejtsitë ndaj jush të perfundojnë një herë e pergjithmonë”, ka shkruar bashkangjitur fotos Nuri Seferi.

Seferi do të ndeshet më 1 prill me boksierin hungarez Lazlo Hubert.

Shpërndaje në: