Fitore e pritur e Gjermanisë, pëson golin e parë në kualifikime

Fitore e pritur e Gjermanisë, pëson golin e parë në kualifikime

Andre Schurrle shënoi i pari në ndeshje në minutën e 19-të. Dimitrij Nazarov barazoi gjithçka në minutën e 31-të, duke bërë që Gjermania të pësojë golin e parë në kualifikime deri tash.

Thomas Muller dhe Mario Gomez realizuan edhe nga një herë për të kthyer Gjermaninë sërish në epërsi.

Në pjesën e dytë, Andre Schurrle realizoi edhe një herë për të vulosur fitoren e gjermanëve 1 me 4.

Pas pesë ndeshjeve, Gjermania ka 15 pikë me bilanc të golave 20:1. E dyta në Grupin C është Çekia që ka shtatë pikë më pak se Gjermania.

Shpërndaje në: