Policia flet për rastin e sulmit të asamblistit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Policia flet për rastin e sulmit të asamblistit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë.

Për këtë rast në polici janë duke u intervistuar dy persona ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Dy persona po intervistohen nga policia me avokatë mbrojtës. Rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor. Ngjarja ka ndodhë jashtë pikës së vendvotimit”, ndërsa tha se nuk dihet ende motivi.

Dega e LDK-së në Viti tha viktimë e sulmit ka qenë asamblisti i LDK-së, Ilir Zuka.

LDK ka akuzuar se ai është sulmuar nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

VIDEO| Incident në Pozheran afër vendvotimit, policia shtrin në tokë dhe arreston 2 persona

Policia: Arrestimet në Pozheran s’kanë të bëjnë me procesin zgjedhor

Shpërndaje në: