Haradinaj: Presim numër dyshifrorë në rezultatet e fundit, po pres me padurim të bashkëpunojmë për formimin e Qeverisë
Kryeatari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dalë në konferencë për media pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se janë të sigurt se në rezultatet e fundit që do dalin, ata do kenë numër dyshifrorë.
Tutje ai uroj partitë opozitare dhe pret që të kenë një bashkëpunim për të krijuar qeverinë me ta.
“Na kanë bërë krenar të gjithë se si ka vajtë procesi zgjedhor. I falenderoj të gjithë ata që votuan për Koalicionin për Kosovën fituese.
Jemi të sigurtë se kemi rezultat dyshifrorë.
I uroj opozitës fitoren dhe pres me padurim që të bashkëpunojmë për krijimin e Qeverisë së opozitës në Kosovë”, tha Haradinaj.
Me këto Exit Polle nuk jemi edhe shumë të kënaqur, por në fund jemi të interesuar me rezultatet konkrete. Sipas informatave që i kemi, jemi në numra dyshifrorë.



